Kroacia mposhtet nga Hungaria (Foto)

Hungaria e ka mposhtur Kroacinë në kuadër të fazës kualifikuese për Euro 2020, me rezultat 2-1.

Nënkampionët e botës të parët kaluan në epërsi në minutën e 16’ me Ante Rebicin.

Hungarezët e barazuan rezultatin në minutën e 34’ me Szalain.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1.

Golin vendimtar për Hungarinë në këtë ndeshje e shënoi Matke Patkai në minutën e 76’.

Pas kësaj humbjeje Kroacia pozicionohet në vendin e katërt me 3 pikë.

Ndërsa Hungaria në vendin e tretë me tri pikë.