Kandidatja pa Veturë Synon Drenasin

Kandidatja e vetme grua për tu bërë Kryetare e Komunës së Drenasit nuk posedon veturë personale.

Qazim Xhylani, bashkëshorti i Arta Ahmeti –Xhylanit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për debatpernime tha se pasuria e përbashkët e tyre është një banesë.

Sipas Xhylanit se nuk ka ndonjë pasion pas veturave, ndërsa premton që në rast se e merr mandatin, bashkëshortja e tij nuk do të keqpërdorë asetet komunale.

“Pasuri kemi këtë banesë, nuk jam i dhënë mas kerreve. S’kemi me përdorë kerrin e komunës për çëshje private”, tha Xhylani.

Xhylani ka rrëfyer se bashkëshortja e tij nuk është prezent në shtëpi shumicën e kohës.

“Mungon te shpia por është gjë normale, Arta është shumë ambicioze”, tha Xhylani.

Nga intervista me bashkëshortin e saj, kemi mësuar se kandidates Xhylani i pëlqen shumë leximi si dhe sa i përket ushqimit, preferon pastat dhe sallatat.