Futbollistit të Bundesligës i vdes babai në stadium
16.12.2018 - 10:21
Një ngjarje e dhimbshme është shënuar në Bundesligën gjermane ku në stadiumin ‘Mercedes-Benz Arena’ ka ndërruar jetë babai i kapitenit të Stuttgart, pak pas fitores 2-1 kundër Hertha Berlin.
“Stuttgart vajton Herbert Gentner. Babai i kapitenit tonë, Christian Gentner vdiq në stadium, menjëherë pas ndeshjes tonë në shtëpi ndaj Hertha Berlin. Stuttgart i dedikon të gjitha mendimet dhe keqardhjen familjes së Gentner në këtë moment të vështirë”, ishte kjo komunikata zyrtare e klubit.
Herbert Gentner ishte akomoduar në zonën VIP të stadiumit, kur ndjeu një shqetësim shëndetësor.
Të kota ishin ndërhyrjet e menjëhershme./21Media