Foto: RTV 21

Fundjava me Borë e Shi

Instituti Hidrometeorologjike i Kosovës njofton se fundjava në vend do jetë me të reshura të borës dhe të shtiut. “Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellur me vranësira të ç’rregullta të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.”, thuhet në njoftimin e IHMK. Sipas IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të  fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi deri 10m/s.