Edon Zhegrova zgjon interesimin e Barcelonës (Foto)

Super talenti Edon Zhegrova, duket se ia ka pa hairin ndeshjeve me Kombëtaren e Kosovës, në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

Për talentin e Genk, dje kanë dalë lajme se e interesuar për të është skuadra e Milan, ndërsa sot në mediat spanjolle ka dalë lajme se edhe Barcelona është në përcjellje të tij.

Sipas “Fichajes.com”, skautët e Barcelonës janë duke e përcjellë me vëmendje 19-vjeçarin nga Kosova.

“Fichajes.com”, Zhegroves i referohet si njëri prej talentëve më të mëdhenjë në botën e futbollit i cili mund të luaj në të krahët e sulmit.

“Messi kosovar”, duket se të ardhmen e tij e ka të sigurt nëse vazhdon të ketë formë të mirë në ekipin belg, Genk.

Ai deri më tani me skuadrën e Genkit, ka luajtur 27 ndeshje, ka ka shënuar 5 gola dhe 3 asistime.