Edhe një Çmim për Dua Lipën

Dua Lipa  u nderua me çmimin si “Artistja depërtuese”

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, është shpërblyer me një çmim në ceremoninë “Glamour Awards 2017”.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë Lipa, e cila ka shkruar se është e nderuara që ka qenë në një vend me vajza kaq të talentuara.

Dua mes shumë personaliteteve të njohura  u nderua me çmimin Breakthrough.

“Faleminderit GLAMOUR UK për çmimin tim për Breakthrough! E nderuar për të qenë në një dhomë me kaq shumë vajza të talentuara, inteligjente, punëtore, të bukura dhe me ndikim. Faleminderit”, ka shkruar Lipa.

Glamour Women of the Year, është mbajtur dje në Sheshin e Berkeley, në Londër, Angli./21Media