Dua Lipa dhe Bebe Rexha, shqiptaret që përballen në çmimet Grammy

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, kanë bërë historinë pasi janë nominuar për çmimet prestigjioze në botën e muzikës “Grammy Awards”.

Lipa është nominuar në dy katëgori, Artistja e Re më e Mirë dhe Best Dance për këngën e saj “Electricity”, ndërsa Rexha është kandidate për çmimin Artistja e Re më e Mirë.

Të dy artistet janë përlotur pasi kanë kuptuar se janë nominuar për këto çmime.

Ceremonia e 61-të e  çmimeve Grammy do të mbahet me 10 shkurt të vitit të ardhshëm në Los Angeles.

“Grammy Awards” janë çmimet më të rëndësishme në botën e muzikës bashkëkohore.