Drita udhëton drejt KEK-ut për tri pikët e reja (Foto)
26.10.2018 - 11:51
KEK-u do të jetë nikoqir i Dritës në xhiron e 12-të të Ipko Superligës së Kosovës, ndeshje kjo që zhvillohet prej orës 13:45, në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.
KEK-u deri më tani nga 10 xhiro të luajtura ka marrë vetëm një barazim, kurse nëntë ndeshjet tjera i ka humbur, prandaj sot përball Dritës, pritet të humb përsëri, pasi vetëm ndonjë mrekulli do të bënte që “Eltricistët” të merrnin pikë.
Drita ka hyrë në një seri prej tri fitoreve radhazi, prandaj ndeshja e sotme ndaj KEK-ut, është mundësia më e mirë që të vazhdoj kjo seri.
KEK-u pas dhjetë ndeshjeve të zhvilluara ka grumbulluar vetëm një pikë.
Ndërsa Drita nga 11 xhiro ka grumbulluar 16 pikë.