Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt

Drita ka shënuar një fitore mjaft të vështirë ndaj Ferizajt, si mysafir në kuadër të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshjen më mirë e nisi Ferizaj e cila kaloi në epërsi me Qendrim Dautaj në minutën e 26’.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Ferizajt 1-0.

Në pjesën e dytë kampionët treguan forcën e tyre duke përmbysur gjithçka.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 54’ me Kyrian Nwbuezen.

Golin e fitores për Dritën e shënoi Xhevdet Shabani në minutën e 90+1’.

Drita pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e katërt me 41 pikë.

Ndërsa Ferizaj në vendin e 10-të, pozitë e cila e dërgon në barazh.