Ndeshja FC Drita - FC Prishtina - Foto: Atdhe Mulla FOTO: Ilustrim

‘Drita’ dënohet e gjobitet për sjelljet e shikuesve në ndeshjen e Superkupës

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës i ka shqiptuar klubit të futbollit “Drita” të Gjilanit një gjobë prej 10 mijë euro dhe zhvillim të dy ndeshjeve në terren të vet pa shikues për shkak të sjelljeve të tifozëve në ndeshjen e superkupës së Kosovës kundër Prishtinës e cila u zhvillua këtë javë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Drita e ka fituar këtë ndeshje, por në tribuna të stadiumit shikuesit e saj kanë krijuar incidente duke ndezur fishekzjarrë, gjë për të cilën referi kryesor ëshjtë dashur ta ndërpresë lojën për pak minuta.

Komisioni ka nxjerrë sot një vendim me të cilin klubi Drita ndëshkohet për sjelljen e shikuesve

“Komisioni në rastin e sjelljës së këtij vendimi për bazë pati raportet e zyrtarëve, raportet plotësuese nga faktori ndërkombëtar UEFA të cilët ishin monitorues të organizimit të ndeshjes me rastin e inaugurimit të stadiumit “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, incizimet televizive si prova valide prej nga vërtetohet së spektatoret e ekipit të KF “ Drita “ nga Gjilani patën sjellje të gabuar, duke hedhur fishekzjarre në fushë të cilët dukshëm e kontaminuan ajrin dhe penguan rrjedhën e ndeshjes si dhe të njëjtit përdoren shprehje fyese drejtuar ekipit dhe spektatorëve kundërshtar në disa raste gjatë zhvillimit të ndeshjes përkundër paralajmërimeve para fillimit të takimit nga ana e organeve të FFK-së, se ndeshja është duke u përcjellë nga inspektoret e FIFA-s dhe së kujdesi duhet të jetë i veçantë, të njëjtit nuk përfillen këto rekomandime”, thuhet në arsyetimin e vendimit nga ana e kryetarit të Komisionit, Dukagjin Zefi.