Di Maria i gatshëm të rikthehet në Premier League

Sulmuesi argjentinas Angel Di Maria nuk është duke i ecur mirë te Paris Saint Germain dhe që tani është duke menduar largimin në afatin kalimtar të janarit ose verës.

Sipas “Mirror”, Di Maria është i gatshëm të rikthehet në në Premier League nëse ia plotësojnë kushtet e kontratës që i kërkon, 200 mijë funte në javë.

30 vjeçari më herët ka luajtur në angli tek skuadra e Manchester United, por nuk kaloi mirë dhe u largua në drejtim të Francës.