Çfarë Kuptimi Kanë Ngjitëset në Fruta?

A keni pyetur ndonjëherë se pse vendosen afishe (ngjitëse ) te frutat?

Ushqimi gjenetikisht i modifikuar është shumë i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Prandaj duhet të  pyesni të hulumtoni para se të bleni diçka. Bleni prodhime natyrale dhe bëni kujdes të njejtat të gjenden në momentin kur në mënyrë natyrale gjenden në atë periudhë të viti.

Për shembull nuk është normale një frut ose perime e caktuar të gjendet gjatë gjithë vitit. Afishet apo ngjitëset në fruta mund të ju tregojnë për një produkt eventual GMO .

Nëse  në afishe gjenden 4 numra dhe që fillojnë me numrin 3 ose 4 ajo do të thotë se frutat janë kultivuar me rregullat bujqësore të gjysmës së dytë të shekullit XX , ku janë shanset e mëdha që prodhuesi të ketë përdorur plehra artificial.

Për shembull të kultivuara në këtë mënyrë janë bananet të evidentuara me numrat 4011 dhe limoni me numrin 4033./

 

Nëse fruti që bleni në afishe ka 5 numra dhe numri i parë është 8 bëhet fjalë për GMO, për shembull bananet me afishe me numrin 84011. Nëse në frutin që bleni afishet janë me 5 numra dhe që numri i parë është 9 bëhet fjalë për prodhime organike të kultivuara pa plehra dhe pa pesticide.

Bananet organike kanë shifrën 94011 dhe çmimi i tyre është më i shtrejntë, nëse keni mundësi mos hezitoni t′i bleni./ 21 Media.