Foto: CNN

Bayern Munchen akuzohet për racizëm për foton e festës së Halloween-it

Klubi më i suksesshëm i futbollit gjerman, Bayern Munchen është duke u ballafaquar me kritika pasi ka postuar një foto të një lojtari në llogarinë e tij të Twitter të një feste të Halloween-it, raporton CNN.

Në foto, një lojtar duket se mban veshjen tradicionale arabe dhe po mban një kuti që duket si një bombë paketë, me mbishkrimin për kujdes dhe telat që dilnin prej saj.

CNN ka kërkuat nga Bayern Munich një koment në lidhje me imazhin, i cili shkaktoi akuza për racizëm në Twitter.

Që atëherë, braziliani Márcio Rafael Ferreira de Souza, i njohur si “Rafinha” – ka postuar një kërkim falje në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

“Halloween është një festë e frikshme me kostume të ekzagjeruara, nuk ishte qëllimi im të zemëroja askënd përmes maskës sime ose për të lënduar ndjenjat e dikujt”, shkroi Rafinha.

Ekipi i Bundesligës shpejt e fshiu foton, por jo para se një numër i përdoruesve të Twitter-it e kishin akuzuar Bayernin për racizëm, duke thënë, “Seriozisht … dikush i veshur si BOMBER (?)”.

Një tjetër ka shkruajtur: “Kjo është e sëmurë … jo të gjithë arabët janë bombahedhës, duket qesharake për ju, por ju nuk e dini se si po ndikoni te të tjerët”.