Dëmtohen automjetet gjatë festës së Halloween-it

Persona të panjohur kanë dëmtuar automjete në rrugët e Prishtinës gjatë festës së Halloween-it.

Në mesin e automjeteve të dëmtuara ka edhe autobusë të Trafikut Urban.

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka publikuar fotografinë e një autobusi të dëmtuar.

Në foto shihen xhamat e thyer dhe dëmtime të tjera të autobusit.

“Kështu nuk festohet Halloween askund!”, ka shkruar Shpend Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Ai ka bërë thirrje të mos gjuhen makinat.