Basketboll, Rahoveci fiton dramën në Suharekë ndaj Yllit

Skuadra e Rahovecit ka arritur të shënojë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Yllit, duke e mposhtur me rezultat 74-73.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Frederick Richardson i Rahovecit me 23 pikë e 12 kërcime.

Ndërsa lojtari më i dalluar tek Ylli ishte Clayton Everett me 19 pikë.

Pas kësaj fitoreje Ylli dhe Rahoveci i kanë nga 28 pikë, por Ylli gjendet në pozitën e dytë falë koshaverazhit më të mirë.