Foto: La Liga/Twitter

Barcelona e pandalshme, shënon fitore të lehë ndaj Eibarit (Foto)

Barcelona po vazhdon me formën e mirë, pasi e ka mposhtur Eibarin me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 19-të në La Liga.

Pjesën e parë vendasit e mbyllën me rezultatin 1-0, me golin e Luis Suarezit në minutën e 19’.

Pjesa e dytë nisi mirë për ‘Blaugranët’, pasi e shënuan golin e dytë me Lionel Messin në minutën e 53’. Ky gol për Messin ishte i 400-ti në La Liga.

Për rezultatin 3-0 u përkujdes Luis Suarez në minutën e 59’.

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon sigurt drejt titullit të kampionit, ku tani i ka 43 pikë, pesë më shumë se Atletico Madridi në vendin e dytë.

 

 

Messi bëhet lojtari i parë në histori të La Ligas që shënon 400 gola