Arber Zeneli duke e festuar golin e shënuar ndaj Azerbajxhanit / Foto: Atdhe Mulla. Kallxo.com

Arbër Zeneli, futbollisti më i mirë i vitit i Kosovës

Arbër Zeneli është zgjedhur si futbollisti më i mirë i vitit 2018 në Kosovë, çmim ky i ndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës në ceremoninë e shpalljes të më të mirëve për sivjet.

Zeneli pasi e ka pranuar çmimin ka thënë se e ka ëndërruar një çmim të tillë dhe ka falënderuar skuadrën e tij Herenveen dhe tifozërinë “Dardanët”.

Ai po ashtu e ka falënderuar edhe ish-presidentin e ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrrin.

“E kam ëndërruar një çmim të tillë. Falënderoj bashkëlojtarët te Kosova dhe Herenveeni, tifozët Dardanët. Por në veçanti Fadil Vokrrin pa të cilin nuk do të ishim këtu”, ka thënë Zeneli.

Arbër Zeneli mbahet mend për tre golat e tij ndaj Azerbajxhanit në fitoren e Kosovës me rezultat 4-0.