Eksplozivi i tipit PETN që u përdor për një sulm të dështuar të Al Kaedas në vitin 2009 | Foto: Spatula Tzar, Wikicommons
Amerikani 67 Vjeçar Vdes Duke Eksperimentuar me Eksploziv
23.6.2017 - 07:51
Një ngjarje tragjike është shënuar në shtetin Mejn të SHBA-së
Një banorë i këtij qyteti ka vdekur pasi eksplozivi me të cilin ai po eksperimentonte ka shpërthyer.
Sipas zyrtarëve vdekja e amerikanit 67 vjeçari, Robert S., është konstatuar menjëherë pas shpërthimit.
Policia shtetërore i ka gjetur pesë pajisje të improvizuara shpërthyese dhe e ka kryer eksplodimin e kontrolluar të tyre, në oborrin e shtëpisë së të ndjerit Robert.
Bashkëshortja e të vrarit u tha hetuesve se ai ishte duke bërë pajisje për t’i shkatërruar trungjet e drunjve. Zyrtarët thanë se dëmet në shtëpi ishin të vogla