Gjykimi për gjuajtjen me armë në oën e Fatmir Limajt - FOTO KALLXO - 27.02.2019..

Lushtaku i 'dëshpëruar' me praninë e vogël të mediave në gjykimin për gjuajtjen me armë në odën e Limajt

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është shkrehur i ‘dëshpëruar’ me praninë e vogël të mediave në seancën ku ai është i akuzuar bashkë me Endrit Shala, ministër i Tregtisë, Dardan Gashi, ministër për Diasporë, për gjuajtjen me armë në odën e Fatmir Limajt.

“Paskeni ardh më pak sot a! Pse kështu se ngjarje e madhe, e rëndësishme është”, ishin fjalët e Lushtakut në fillim të seancës.

Endrit Shala, ministër i Tregtisë, Dardan Gashi, ministër për Diasporë e Sami Lushtaku ish-kryetar i Komunës së Skenderajt, sot sërish janë ulur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore të Gjakovës- Dega në Malishevë.

Në seancën e sotme, të drejtuar nga gjyqtari Njazi Morina, është paraparë që të akuzuarit të deklarohen rreth akuzave të Prokurorisë.

Seanca e 11 shkurtit ishte shtyrë për datën 27 shkurt 2019, me arsyetimin se avokatët e të akuzuarve nuk e kishin pranuar si provë ekspertizën e forenzikës.

https://kallxo.com/dardan-gashi-endrit-shala-e-sami-lushtaku-neser-deklarohen-rreth-fajesise-per-gjuajtjet-me-alltia/

Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës, për posedim të paautorizuar të armëve, pasi që të njëjtit ishin parë në një video duke festuar me armë në odën e Fatmir Limajt.

Më pas, kësaj aktakuze iu shtuan edhe Behar Amerllahu, Fadil Demiri dhe Sherif Kastrati.

Të pandehurit në festën e Limajt, pas lirimit nga akuzat e Prokurorisë për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre, janë parë duke gjuajtur me armë nga dritaret e odës.

Sot pritet që të njëjtit të përballen me akuzat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë-dega Malishevë, akuza këto të ngritura më 16 maj 2018, për vepër penale të “mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

https://kallxo.com/sami-lushtaku-me-shoke-paraqiten-ne-gjyqin-per-alltia-ne-oden-e-fatmir-limajt/

https://kallxo.com/krejt-cka-ndodhi-ne-seancen-20-minuteshe-per-gjuajtjet-me-alltia-ne-oden-e-limajt/

https://kallxo.com/mungese-e-gjyqtareve-nuk-caktohet-gjykimi-per-gjuajtje-me-arme-ne-oden-e-limajt/

.