Organizohet aheng familjar afër Prishtinës, raportohet për të shtëna me armë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka shoqëruar një person të dyshuar në stacioin policor.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar të organizuar në fshatin Lebanë të Prishtinës.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka sekuestruar pesë gëzhdoja, tre fishekë, dhe një armë gjysmë automatike.

Pas intervistimit, i dyshuari për këtë rast me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.