Gjykimi për gjuajtjen me armë në oën e Fatmir Limajt - FOTO KALLXO - 27.02.2019.

Ministrat Shala, Gashi dhe të tjerët e pranuan fajin për gjuajtjet me armë, Lushtaku mbrohet në heshtje

Endrit Shala, ministër i Tregtisë, Dardan Gashi ministër i Diasporës e kanë pranuar fajësinë për akuzat e Prokurorisë lidhur me gjuajtjet me armë në odën e liderit të NISMA-s Fatmir Limaj, në Banjë të Malishevës.

Në fillim të seancës, ministri Shala kërkoi që aktakuza të konsiderohej e lexuar.

“E pranoj fajësinë, kam mendu që nuk është vepër penale”, u deklaruar ministri Shala.

“Kërkoj që Gjykata me marr parasysh pse ka ndodh qajo, nuk e kemi dëmtuar kërkënd, si kemi shqetësuar askënd, e sinqerisht unë nuk e kam dit që përdorimi i armës me gaz është vepër penale”, u deklarua i akuzuari Endrit Shala.

Edhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi u deklaruar se: “E pranoj fajësinë”.

Ndërsa, i akuzuari tjetër, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, u mbrojt në heshtje.

“Ja kam marr dorën gjyqtar diqysh, e du me u mbrojt në heshtje”, u deklaruar i akuzuari Lushtaku.

Edhe të akuzuarit tjerë e kanë pranuar fajësinë për akuzat që u vihen në barrë nga Prokuroria.

Me pajtimin e të gjithë avokatëve nuk u lexua aktakuza. Prokurori nuk pati reagim dhe është deklaruar asgjë për leximin e aktakuzës.

Seanca është ndërprerë për 30 minuta, pasi avokati Arianit Koci kërkoi nga Gjykata 30 minuta pauzë për konsultim me klientin e tij Dardan Gashi.

https://kallxo.com/lushtaku-i-deshperuar-me-pranine-e-vogel-te-mediave-ne-gjykimin-per-gjuajtjen-me-arme-ne-oden-e-limajt/

Endrit Shala, ministër i Tregtisë, Dardan Gashi, ministër për Diasporë e Sami Lushtaku ish-kryetar i Komunës së Skenderajt, sërish janë ulur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore të Gjakovës- Dega në Malishevë.

Seanca e 11 shkurtit ishte shtyrë për datën 27 shkurt 2019, me arsyetimin se avokatët e të akuzuarve nuk e kishin pranuar si provë ekspertizën e forenzikës.

https://kallxo.com/dardan-gashi-endrit-shala-e-sami-lushtaku-neser-deklarohen-rreth-fajesise-per-gjuajtjet-me-alltia/

Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës, për posedim të paautorizuar të armëve, pasi që të njëjtit ishin parë në një video duke festuar me armë në odën e Fatmir Limajt.

Më pas, kësaj aktakuze iu shtuan edhe Behar Amerllahu, Fadil Demiri dhe Sherif Kastrati.

Të pandehurit në festën e Limajt, pas lirimit nga akuzat e Prokurorisë për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre, janë parë duke gjuajtur me armë nga dritaret e odës.

Sot pritet që të njëjtit të përballen me akuzat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë-dega Malishevë, akuza këto të ngritura më 16 maj 2018, për vepër penale të “mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

https://kallxo.com/sami-lushtaku-me-shoke-paraqiten-ne-gjyqin-per-alltia-ne-oden-e-fatmir-limajt/

https://kallxo.com/krejt-cka-ndodhi-ne-seancen-20-minuteshe-per-gjuajtjet-me-alltia-ne-oden-e-limajt/

https://kallxo.com/mungese-e-gjyqtareve-nuk-caktohet-gjykimi-per-gjuajtje-me-arme-ne-oden-e-limajt/