Publikimi i aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës në muajin gusht

Gjykata e Prizrenit është gjykata që gjatë muajit gusht ka publikuar më së shumti aktgjykime nga të gjitha gjykatat e tjera në vend.

Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 gusht deri më 31 gusht 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës duke u fokusuar në departamentet penale, civile, ekonomike, dhe administrative.

Po ashtu, ky monitorim ka përcjellur publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Në vazhdim janë të dhënat në formë grafike për publikimin e aktgjykimeve që janë realizuar nga të gjithë gjykatat, gjatë muajit gusht:

Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 gusht – 31 gusht 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës duke përfshirë edhe degët e tyre. Fokus i këtij monitorimi kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, është përcjellë publikimi edhe i aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave duke përfshirë edhe degët e tyre. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, kryetarët e gjykatave themelore si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk përfshihen në këtë monitorim.

Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur është vërejtur se në total janë të publikuara 776 aktgjykime apo 102 më shumë se sa kanë shënuar FOL dhe BIRN në bazën e të dhënave. Kjo si pasojë e publikimit të përsëritur nga dy herë të aktgjykimeve nga ana e gjykatave si dhe publikimit të aktvendimeve. Ky dallim në numra është i shprehur më shumë në Gjykatën Themelore të Prizrenit, Gjykatën e Apelit si dhe Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Po ashtu, gjatë muajit gusht është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në Departamentin e Kundërvajtjes apo kanë dalë në pension.

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.