Publikimi i aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës në muajin korrik

Gjykata e Ferizajt është gjykata që gjatë muajit korrik ka publikuar më së shumti aktgjykime nga të gjitha gjykatat e tjera në vend. Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 korrik deri më 31 korrik 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës duke u fokusuar në departamentet penale, civile, ekonomike, dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellur publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Në vazhdim janë të dhënat në formë grafike për publikimin e aktgjykimeve që janë realizuar nga të gjithë gjykatat, gjatë muajit korrik:

 

 

 

Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 korrik – 31 korrik 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës. Fokus kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellë publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave duke përfshirë edhe degëve e tyre. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, kryetarët e Gjykatave Themelore si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Gjatë monitorimit të vendimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur është vërejtur se në total janë të publikuara 1296 aktgjykime apo 16 më shumë se sa kanë shënuar  FOL dhe BIRN në bazën e të dhënave. Kjo si pasojë e publikimit të përsëritur nga dy herë të aktgjykimeve nga ana e gjykatave si dhe publikimit të një aktvendimi. Ky dallim në numra është i shprehur më shumë në Gjykatën Themelore të Prizrenit si dhe në Gjykatën e Apelit.

Po ashtu, gjatë muajit korrik është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në Departamentin e Kundërvajtjes, apo kanë dalë në pension. Prandaj edhe numri i gjyqtarëve të prezantuar në të dhënat tona nuk korrespondon saktë me numrin e përcjellë nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Departamenti i Administratës së Përgjithshme për gjyqtarët aktiv në sistem gjatë muajit korrik.

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.