Ilustrim

Kamenicë - Theret me thikë një person

Një person është plagosur me thikë në rrugën “Skënderbeu” në Kamenicë të enjten rreth orës 23:40.

Sipas policisë është arrestuar një i dyshuar, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën dhe i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.