Ilustrim

Pejë, sulmohet gjyqtari i futbollit

Një person në Pejë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një gjyqtar të referimit në futboll.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në fshatin Brestovik gjatë kohës kur viktima ishte duke referuar në një ndeshje futbolli.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedure të rregullt, ka njoftuar PK.