Foto: Ilustrim

Malishevë, e godet me veturë këmbësorin – fëmijë

Në Malishevë ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:20.

Drejtuesi i automjetit, duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e ka goditur këmbësorin-fëmijë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

I lënduari pas marrjes së ndihmës së parë në QMF Malishevë është dërguar në QKUK dhe pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.