Foto: Kallxo.com

Kurti në Prokurori për deklaratat e Thaçit e Veselit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sapo ka hyrë në Prokurorinë e Prishtinës për të dhënë dëshminë në kallëzimin penal që e ka ngritur ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli për deklaratën e rreme nën betim.

Në prill të këtij viti Kurti dhe nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca kishin parashtruar kallëzimin penal ndaj Thaçit dhe Veselit për deklarata të rreme nën betim në rastin e dëshmisë së këtyre të fundit në gjykimin ndaj të akuzuarve në grupin e njohur si “Syri i Popullit” rreth plagosjes së avokatit kosovar, Azem Vllasi.

Sipas Kurtit dhe Konjufcës më 28 dhjetor 2018, presidenti Thaçi dhe ish kryeparlamentari Veseli në procesin gjyqësor të njohur si “Syri i Popullit” kishin dhënë deklaratë të rreme nën betim duke thënë se Albin Kurti dhe Glauk Konjufuca ishin pjesë e organizatës “Syri i Popullit”.

Hashim Thaçi: Pas organizatës që plagosi Azem Vllasin qëndron Albin Kurti e Glauk Konjufca

Kallëzimi penal ndaj Thaçit e Veselit, Kurti e Konjufca ftohen në Prokurori

Kurti: Që dy muaj dërguam kallëzim penal për Thaçin e Veselin, ende s’kemi marrë asnjë thirrje

Kurti flet për akuzat e Thaçit në rastin ‘Syri i Popullit’