I zhdukur që nga 1 tetori, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e burrit nga Mitrovica

Policia e Mitrovicës ka njoftuar se që nga 1 tetor 2020 në Stacionin Policor në Mitrovicë, nga ana e familjarëve është raportuar se Faik Zeqiri, 59-vjeçar, nga fshati Kutllovc është zhdukur.

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e këtij personi, pasi nga hetimet e deritanishme nuk kanë rezultuar me ndonjë indikacion konkret për gjetjen e personit të zhdukur.

Në komunikatë, personi i zhdukur përshkruhet, me flokë të thinjura, i gjatë 1.70 m, sipas familjarëve së fundmi kishte të veshura pantallona të zi dhe xhup të zi.

“Mbi bazën e këtyre rrethanave, hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve me autorizim të prokurorit të rastit, kërkojnë dhe apelojnë  tek të gjithë qytetarët që mund të kenë çfarëdo informacioni lidhur me personin e zhdukur, të lajmërojë policinë, në linjën emergjente  192/ose në +383  44 845  823″, thuhet në komunikatën e Policisë.

Kjo është fotografia e bashkangjitur në komunikatë