Ilustrim

Gjykata merr vendim për të akuzuarit për grabitje në mbi 20 biznese

Eset Dragusha është dënuar me 7 vite e gjysmë burgim nga Gjykata, pasi ai u gjet fajtorë për veprën penale grabitje në vazhdimësi dhe armëmbajtje pa leje.

Dragusha u shpall fajtor për grabitjen e dy bizneseve, ndërsa u lirua për 18 grabitjet e tjera në mungese të provave.

Dragushës i’u shqiptua dënim unik për dy veprat penale me burgim efektiv prej 7 vite e 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1 mijë euro.

Të njëjtit i është vazhduar edhe masa e paraburgimit.

Ndërsa i bashkakuzuari Albert Leci për armëmbajtje pa leje u dënua me 2 vite e 3 muaj burgim dhe arma automatike i është konfiskuar.

Ndërsa Leci në mungesë të provave është liruar nga akuza për grabitjen e 20 bizneseve.

Të njëjtit i’u ndërpre masa e paraburgimit.

Prokuroria akuzonte Dragushën dhe Lecin për grabitjen e 20 bizneseve gjatë vitit 2017 në regjionin e Prishtinës.