Foto: Ilustrim

E pazakontë babai raporton se vajza e rrahu vëllain 6 vjeçar

Një e mitur është arrestuar për shkak të dyshimit se para dy-tre ditëve e kishte rrahur vëllaun e saj, 6 vjeçar në Prishtinë.

Ratin në polici e ka raportuar babai i të dy fëmijëve.
Ai ka prezantuar një video incizim.

”E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Ky është ndër rastet e rralla që paraqiten në polici me natyrë të tillë. Dhuna në familje veçanërisht ajo në mes fëmijëve nuk raportohet tek institucionet ndërsa prindërit tentojnë ta zgjidhin vetë problemin.
Në këshilla të ndryshme institucionet si Policia dhe Qendrat për Punë Sociale kanë rekomanduar që rastet e tilla të raportohen dhe të trajtohen nga punonjësit profesionistë.