Dosja e Prokurorisë për të akuzuarin për kontrabandë me migrantë

Seanca gjyqësore ndaj Shevki Kayslerli, i cili nga Prokuroria akuzohet për kontrabandë me migrantë, ka dështuar të mbahet në Gjykatën e Ferizajt.

Avokatja e tij Kosovare Kelmendi, tha se nuk është pajisur me shkresa të lëndës nga Prokuroria.

Kryetari i trupit gjykues Mustafë Tahiri, i tregoi avokates se ftesa e dërguar në adresë të saj është kthyer në Gjykatë e pa arsyetuar nga posta.

Gjyqtari Mustafë Tahiri, i ofron avokates Kelmendi një kopje të aktakuzës, e ndërsa i pandehuri Kayslerli tha se kishte pranuar më herët një kopje të aktakuzës,

Avokatja Kelmendi gjithashtu tha se sot nuk është e gatshme për të mbajtur shqyrtimin gjyqësor për shkak se nuk i posedon shkresat e lëndës

Seanca e radhës u caktua me datë 24 shkurt,

Shevki Kayslerli nga Prokuroria e Ferizajt akuzohet se me datë 20.10.2019 me qëllim të përfitimit personal, ka tentuar që t’i kalojë në mënyre ilegale nga Republika e Kosovës në atë të Maqedonisë, me qëllim të kontrabandimit, të dëmtuarit shtetasit turk Mehmet Cetin, Abdurrahman Uver, Mehmet Subashi dhe Sabri Emlik.

Sipas dosjes së Prokurorisë i akuzuari me katër personat e lartpërmendur është marrë vesh që fillimisht me rastin e hyrjes në Republikën e Kosovës, nëpërmjet aeroportit të paraqitet si garantues i tyre dhe më pas me veturën e tij, të njëjtit i ka marrë dhe është nisur në drejtim të Hanit të Elezit.

Aktakuza thekson me qëllim që të njëjtit të udhëtojnë për në shtetet evropiane, me të arritur në pikën kufitare kanë qenë të dyshuar se po kontrabandoheshin, janë futur në ‘’Stop Listë’’ dhe me këtë rast janë ndaluar nga policia kufitare.

Sipas Prokurorisë për këto shërbime të njëjtit janë marrë vesh që të pandehurit t’i paguajnë shuma të konsiderueshme të parave dhe atë Avbdurrahman Uver dhe Mehmet Subashi shumën nga 6,000 euro, e të cilën shumë do t’ia dorëzonin djalit të të pandehurit Kemajlit, pasi të kenë arritur në shtetet evropiane.

Ndërsa i dëmtuari Sabri Emlik shumën prej 1,500 euro, me qëllim të daljes në shtetin e Italisë, ku pas hetimeve të rasteve dhe të tjera i pandehuri arrestohet.