Ilustrim

500 euro gjobë për armëmbajtje dhe 25 fishekë

 

500 euro gjobë i janë shqiptuar Ismet Kelmendit, i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës, Kelmendi në shtëpinë e tij në fshatin Llabjan, gjatë një kontrolli nga ana e policisë, i është gjetur një pushkë automatike, një karikator dhe 25 fishekë.

Poashtu ndaj të akuzuarit, është shqiptuar edhe dënimi plotësues, konfiskimi i pushkës automatike, një karikatori dhe 25 fishekëve.

I akuzuari sot në Gjykatën e Pejës, pranoi fajësinë për veprën penale që i vihej në barrë.

Me pranimin e fajësisë janë pajtuar prokurorja Ardita Beqiraj, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Arben Kelmendi dhe gjykatësja, Violeta Husaj- Rugova.