Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zvogëlimi i buxhetit të RTK-së kritikohet nga deputetët e opozitës

Rreth 2.2 milionë euro më pak ka planifikuar Qeveria e Kosovës, në projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2022 për Radio Televizionin e Kosovës.

Por kjo nuk po duket e drejtë nga deputetët e opozitës.

Avdullah Hoti nga LDK tha se kjo është qasje për të bankrotuar mediumin publik.

“Është ulë buxheti për dy milionë euro, është gabimi madh është medium publik me të gjitha vërejtjet kjo është qasje për të paralizuar, për të bankrotu televizionin publik. Shikoni vendet tjera që e kanë praktiku këtë gjë, sot janë kthy në demokraci hibride”, tha ai.

Ndërkaq Mërgim Lushtaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës e quajti veprim jo të duhur.

“Nuk është veprim i duhur nuk, është mirë që të mbetet në vullnetin e ministrave fati i mediumit publik. Na mbetet neve si Kuvend që bashkë RTK të gjejmë një zgjidhje”, tha ai.