Vjosa Osmani, deputete e LDK-së

Zv/presidenti i Parlamentit Evropian i shkruan Vjosa Osmanit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, e ka uruar kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi të ju uroj sinqerisht për nominim tuaj nga LDK-ja për postin e Kryeministres! Rezultati madhështor i zgjedhjes brenda LDK-së për nominimin tuaj ka treguar mbështetjen dhe besimin e partisë suaj”, thuhet në letrën e Ëieland, njofton LDK.

Në këtë letër më tej thuhet se, zëvendëspresidenti i i PE-së do të udhëtojë për në Kosovë, në fillim të zgjedhjeve.

“Unë do të udhëtoj për në Kosovë në fillim të zgjedhjeve dhe shpresoj që do të kemi rastin të takohemi dhe të diskutojmë projektet e ardhshme. Ju dëshiroj gjithë të mirat, shumë sukses, dhe ky nominim historik do të ju bëjë Kryeministren e parë grua në Kosovë”, vijon letra.

Kjo është letra e plotë e Rainer Wieland, të cilët e ka përcjell në media, LDK-ja:

E nderuara znj. Osmani, e nderuara kolege,

Dua të shfrytëzoj këtë mundësi të ju uroj sinqerisht për nominim tuaj nga LDK-ja për postin e Kryeministres! Rezultati madhështor i zgjedhjes brenda LDK-së për nominimin tuaj ka treguar mbështetjen dhe besimin e partisë suaj.

Me përvojën tuaj dhe angazhimin e vazhdueshëm kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit – dhe me LDK-në si një nga partitë politike më të vjetra dhe më të mëdha në Kosovë – jam i sigurt që rruga për sukses është shtruar.

Jam i kënaqur që kam pasur rastin të takohem me ju disa herë dhe herën e fundit gjatë qëndrimit tim të fundit në Kosovë në qershor 2019.

Unë do të udhëtoj për në Kosovë në fillim të zgjedhjeve dhe shpresoj që do të kemi rastin të takohemi dhe të diskutojmë projektet e ardhshme.

Ju dëshiroj gjithë të mirat, shumë sukses, dhe ky nominim historik do të ju bëjë Kryeministren e parë grua në Kosovë.

Sinqerisht i juaji,

Rainer Wieland.