Foto: Ilustrim

Zubin Potok, vëllai rrah vëllain për pronë

Një person është arrestuar pasi që i njëjti sipas policisë kishte rrahur vëllain e tij.

Policia ka sqaruar se një kontest pronësor ka qenë shkak i mosmarrëveshjes së dy vëllezërve e cila përfundoi me një të arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në Zubin Potok mëngjesin e djeshëm.

Njëri nga vëllezërit që kreu sulmin është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.