Zoom: Takimet që nuk shkuan si duhet gjatë këtij viti

Viti 2020 ishte viti kur çdo gjë kaloi online. Nga takimet dhe ligjëratat virtuale deri te shoqërimi përmes ekranit, shumë prej nesh kemi kaluar pjesën më të madhe të kohës të kyçur në internet.

Por e gjitha kjo e përcjellë nga ndërhyrje të fëmijëve dhe kafshëve- madje edhe dikush që mori flakë gjatë një takimi virtual- njerëzit nuk e kanë zotëruar ende këtë mënyrë jete.

Këtu janë disa prej këtyre takimeve që nuk shkuan ashtu si ishin planifikuar sipas BBC:

Një prift në kishën e St Budeaux mori flakë gjatë një takimi online.

Parlamenti i Anglisë në një takim online me Kryeministrin, e pyeti nëse ai kishte shtypur butonin kur po fliste.

Problemi më i madh me të cilin u përballën njerëzit ishte ndezja e mikrofonit.

Ministri i shëndetësisë së Uellsit, Vughan Gething, ishte nxënë në mikrofon, teksa po shante në një mbledhje virtuale të parlamentit.

Disa nxënës në një shkollë në Teksas u përpoqën t’i uronin një mësuesi ditëlindjen duke kënduar në Zoom, por gati gjysma harruan të lëshonin mikrofonat.

Për një pjesë të madhe të prindërve, ishte shumë sfiduese të punonin nga shtëpia, derisa fëmijët po silleshin rrotull.

Këto janë vetëm një përmbledhje e shkurtër e incidenteve të regjistruara të personave që mbajnë poste ose janë fytyra publike.