Zhvillimet në veri, mblidhet Këshilli i Sigurisë - FOTO

Sot është planifikuar të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës.

Mbledhja pritet të filloj rreth orës 07:00.

Deri më tani, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës kanë arritur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ministri u Mbrojtjes, Armend Muja dhe drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

Policia e Kosovës njoftoi se të mërkurën në mesditë tre zyrtarë policorë kufitarë u kidnapuan nga forcat serbe në veri.

Që nga mesdita e 26 majit serbët lokalë të komunave veriore të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit janë grumbulluar dhe kanë protestuar duke kundërshtuar vendosjen e katër kryetarëve të rinj në objektet komunale.

SHBA-të dhe BE vazhdimisht kanë kërkuar shtendosje të situatës në veri të Kosovës. Pas tensioneve në veri, SHBA ka përjashtuar ushtrinë e Kosovës nga ushtrimi Defender 23.

Të mërkurën BE-ja ka vendosur “masa kufizuese” ndaj Kosovës por që nuk i ka quajtur sanksione.

Policia: Kidnapohen tre policë nga forcat serbe