Zëvendësohet deputeti Uran Ismaili

Në seancën e sotme të Kuvendi i Kosovës është betuar deputeti i ri, Hisen Berisha i cili ka zëvendësuar kolegun e tij të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismajli.

Ky zëvendësim ka ndodhur pasi më 15 shtator të këtij viti Uran Ismaili ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit të Republikës së Kosovës, kjo për arsye se i  njëjti po kandidon për kryetar të Prishtinës.

Në fjalimin e tij, Ismaili kishte thënë se tani vullneti dhe dëshira e tij janë që t’i përkushtohet tërësisht Prishtinës, si kandidat për kryetar.

“Vendimin e kam marrë që t’i përkushtohem plotësisht qytetit tonë Prishtinës, dhe do të jap gjithçka që kam për këtë qëllim”, pati thënë Ismaili.