Uran Ismaili dorëzon mandatin e deputetit: Dua t’i përkushtohem Prishtinës
15.9.2021 - 10:52
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit të Republikës së Kosovës.
Në fjalimin e tij, Ismaili tha se tani vullneti dhe dëshira e tij janë që t’i përkushtohet tërësisht Prishtinës, si kandidat për kryetar.
“Vendimin e kam marrë që t’i përkushtohem plotësisht qytetit tonë Prishtinës, dhe do të jap gjithçka që kam për këtë qëllim”, ka thënë Ismaili.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Uran Ismaili ishte ndër më të votuarit nga radhët e PDK-së dhe ndër më të votuarit në Kosovë, me rreth 26 mijë vota. Ndërsa, në zgjedhjet lokale ai synon postin e të parit të Prishtinës.