Zëvendëskryeministri Tahiri: Intervenimi në OVL UÇK i gabuar dhe nxituar

Zëvendëskryeministri i Kosovës ,Besnik Tahiri, tha se intervenimi në shoqatën e Veteranëve të  UÇK-së, ishte i gabuar dhe nxituar.

Tahiri tha se ky intervenim nuk i kontribuon stabilitetit në vend.

“Për bindjen time nuk kontribuon në stabilitetin në vend”, tha ai.

Tahiri shtoi se veteranët janë lajmëruar vullnetarisht para drejtësisë.

“Kërkoj nga organet e drejtësisë të respektojnë të drejtat e njeriut, të respektojnë vlerat dhe të kenë kujdes të shtuar në këtë temë”, tha Tahiri.

Drejtësia sipas Tahirit e ka vendin e vet dhe si e tillë duhet të trajtohet.

“Mendojmë dhe kërkojmë që në këtë temë të jemi të kujdesshëm”, përfundoi Tahiri.

Gjatë ditës së  sotme njësitet speciale të Policisë së EULEX-it kanë hyrë në zyret e Organziatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

FOTO – Policia e EULEX-it hyn në zyret e OVLUÇK

FOTO – Forca shtesë të EULEX-it vijnë në zyrat e OVL UÇK