Bastisja në zyret e OVLUÇK. Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com

FOTO - Forca shtesë të EULEX-it vijnë në zyrat e OVL UÇK

Forca shtesë të EULEX-it janë parë të kenë arritur te zyret e OVL UÇK një orë pasi një kontingjent i policisë speciale filluan bastisjen në zyrat e kësaj organizate.

Ekipi i KALLXO.com i cili po qëndron në vendin e ngjarjes ka raportuar se përveç policëve janë parë edhe zyrtarë civilë të cilët në duar mbanin pako.

Avokati i OVL-UÇK-së, Tomë Gashi ka thënë për KALLXO.com se zyrtarët policorë nuk kanë paraqitur asnjë urdhër për bastisje në këto zyre.

Bastisja në zyret e OVLUÇK. Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com

“Zyrat e OVL-UÇK janë duke u bastisur. Kam ardhur këtu para 30 minuta. Nuk është paraqitur asnjë urdhër për bastisje as para kryetarit të OVL-UÇK as para kurrkujt. Jemi duke prit ende të shikojmë se çfarë do të ndodh nuk na kanë thënë asgjë deri më tani”, tha ai.

Njësitet speciale të Policisë së EULEX-it kanë hyrë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Xhavit Jashari, përfaqësues i familjeve të dëshmorëve ka thënë para mediave, se njësia e policisë së EULEX-it është futur në zyrat e OVL-së pa asnjë paralajmërim.

“Në kërkuam arsye pse janë fut pa paralajmërim pa ndonjë urdhëresë që t’i bastisin zyrtar por mendoj se turpi i gjithë kësaj është nga institucioni më i lartë nga institucionet tona, dhe ne sot kërkojmë që të këndellen dhe të mbushen mend të gjitha ata që janë ul në postet kryesore të vendit”, ka thënë Jashari.

Ai tutje ka thënë se me ngjarjen e sotme po vërtetohet se Gjykata Speciale po shkel mbi luftën e UÇK-së.

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka folur para mediave në lidhje me bastisjen që janë duke e bërë policia e EULEX-it në zyret e kësaj organizate

Ai tha se ishte duke pirë kafe kur kanë arritur policia si dhe sipas tij me ta është një hetues i Gjykatës Speciale.

“Isha duke pirë kafe dhe e pashë korridorin e mbushur që besoj ata janë konsultuar me shtetin dhe me ta është hetuesi i dhomës së specializuar dhe i cili i ka marrë edhe dosjet e tjera të Gjykatës”, tha ai.

Aksioni i EULEX-it është bërë disa ditë pasi OVLUÇK publikoi në tri seri dosje të Gjykatës Speciale.

FOTO – Policia e EULEX-it hyn në zyret e OVLUÇK