“Zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura”, ministri Peci në aksion, inspektohet zbatimi i ligjit kundër duhanit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, së bashku me inspektorët e  Agjencisë për Ushqim dhe Veterinarisë (AUV) kanë dalë në Fushë Kosovë e Ferizaj të inspektojnë se a po zbatohet ligji kundër duhanit në hapësirat publike.

Në një prononcim, Peci bëri të ditur se inspektime do të ketë edhe ditëve të vikendit (sikur gjatë ditës së sotme që ka pasur) dhe pas orarit të rregullt dhe herët në mëngjes do të ketë inspektime, duke theksuar se vetëm për dy ditë në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar rreth 60 gjoba.

Gjithashtu, ai bëri të se ditur se një grup i astronomëve në lagje të qyteteve të caktuara në Kosovë kanë krijuar një rrjet komunikimi për të paralajmëruar njëri tjetrin për aksionet e inspektorëve të AUV-it.

“Nuk mund të vazhdojnë me pirjen e duhanit në hapësirat e ndalura. Gjithashtu ne kemi informacione që një grup i gastronomeve në lagje të qyteteve të caktuara kanë krijuar një lidhje (në rrjete sociale), ku po alarmojnë rrethin ku inspektorët e AUV-it po hyjnë në një lokalitet të caktuar. Ky është një organizim i kundërligjshëm dhe praktikat e tilla bien ndesh me legjislacionin në fuqi dhe besoj që do të jenë objekt edhe i ndjekjes nga organet e rendit dhe drejtësisë. Në do të vazhdojmë më një intensitet të shtuar edhe pas orarit të punës, orarit të rregullt, gjithashtu edhe në mëngjes dhe në vikend. Sikur ky i sotëm (aksioni për zbatimin e ligjit të duhanit) dhe do të vazhdojë edhe vikendet e tjera”, ka thënë Peci.

Ndërsa, para disa ditësh ministri Peci në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, kishe folur  për respektimin e ligjit të duhanit, duke thënë se ka marrë shumë kritika rreth kësaj, sipas tij, nga ata që nuk e duan rendin dhe ligjin. /Dukagjini