Zelensky i komenton presidentit shqiptar: Faleminderit për solidaritetin e palëkundur me Ukrainën

Më 24.02.2024 presidenti shqiptar, Bajram Begaj në dy0vjetorin e fillimit të luftës nga Rusia në Ukrainë ka thënë se qëndrojnë aleatë të Ukrainës në luftën për liri.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky më 25.02.2024 e ka falënderuar Begajn për fjalët e tij.

“Faleminderit për fjalët tuaja të mira dhe solidaritetin e palëkundur me Ukrainën, @BajramBegajAL. Ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore europiane si për vendet tona ashtu edhe për Europën në tërësi”, komentoi Zelensky në platformën X.

 

Më 24.02.2022 Rusia nisi agresionin ushtarak në Ukrainë.

Atë kohë, presidenti rus, presidenti rus, Vladimir Putin dërgoi mbi 200.000 trupa përtej kufirit me Ukrainën, duke theksuar se qëllimi ishte që “ta çmilitarizonte dhe denazifikonte” Ukrainën.

Agresioni rus ndaj Ukrainës dhe mundësia e bisedimeve për paqe