Foto: KALLXO.com

Zbardhen detaje të reja për ngjarjen tragjike në Gjilan

Dyshimet se një armë zyrtare është përdorur në një vrasje të shumëfishte dhe një vetëvrasje në Gjilan ka bërë që Inspektorati Policor i Kosovës, Prokuroria dhe Policia të mblidhen në stacionin Policor në Gjilan për të biseduar për këtë ngjarje.

Burime e KALLXO.com tregojnë se po intervistohen persona të ndryshëm të Policisë në lidhje me rastin e armës zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në rast nga zyrtarja policore Valdete Bllaca.

Policja dyshohet se është autore e vrasjes së katër anëtarëve të familjes së saj dhe se më pas ka bërë vetëvrasje. Viktima janë babai, nëna dhe dy vëllezërit e saj.

Ngjarja tragjike ka ndodhur sot në Gjilan rreth orës 13:00.

KALLXO.com mëson se arma zyrtare  i ishte marrë zyrtares policore disa muaj më parë pasi që e njëjta po merrte trajtim psikiatrik për shkak të disa problemeve që i ishin shfaqur.

Ende është e paqartë edhe për institucionet të cilat janë duke punuar në lidhje me këtë rast se si ka arritur që arma e cila i ishte marrë zyrtares policore muaj më parë ka përfunduar sot në duart e saj.

Një përmbledhje të gjithë asaj që ndodhi sot në Gjilan mund ta gjeni në këtë link.

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan, Mjekësia Ligjore tërheq trupat e viktimave