Foto: KALLXO.com

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan, Mjekësia Ligjore tërheq trupat e viktimave

Trupat e viktimave të rastit tragjik që ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në Gjilan janë tërhequr nga shtëpia ku u vranë nga ekipi i Mjekësisë Ligjore.

Trupat e 5 viktimave janë futur në automjetet transportuese të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe do të dërgohen për obduksion në Prishtinë.

5 persona janë gjetur të vrarë në shtëpinë e familjes Bllaca, në lagjen “Bojana” të Gjilanit.

Dyshohet se akti është kryer nga policja Valdete Bllaca.

Për të dyshohet se ka vrarë dy prindërit dhe dy vëllezërit dhe më pas ka kryer edhe vetëvrasje.

Rasti tragjik ka ndodhur sot rreth orës 13:00.

Një përmbledhje të gjithë asaj që ndodhi sot në Gjilan mund ta gjeni në këtë link.