Foto: Vetëvendosje Prizren

VV në Prizren me gjashtë kandidatë për deputetë

Vetëvendosje në Prizren ka votuar gjashtë kandidatë për listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.

Adem Shabanaj, shef i grupit të asamblistëve të VV-së në Asamblenë Komunale të Prizrenit, konfirmoi për KALLXO.com se Këshilli i qendrës së VV-së në Prizren i ka votuar gjashtë kandidatë për deputetë.

Këta janë: Arbër Rexha, Artan Abrashi, Drita Millaku, Dafina Alishani, Hajrulla Çeku dhe Yllza Hoti.

Nga këta të gjashtët, Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku kanë qenë deputetë të VV-së edhe në legjislaturën e fundit të Kuvendit.

Ai tha se i mbetet Këshillit të Përgjithshëm të VV-së që të vendosë për përmbajtjen përfundimtare të listës për kandidatë për deputetë.

Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ përfundon të premten.