Ilustrim

Vushtrri, vjehrri sulmohet nga gruaja e djalit

Një person në Vushtrri ka raportuar të dielën në Polici, se pasi ka dëgjuar një mosmarrëveshje në mes të djalit të tij dhe gruas së djalit, ka shkuar për të shikuar se çfarë po ndodh dhe në ato momente është sulmuar fizikisht nga gruaja e djalit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.