Vushtrri, një grua e lajmëron të zhdukur bashkëshortin

Një grua nga qyteti i Vushtrrisë ka lajmëruar në Polici zhdukjen e bashkëshortit të saj.

Ngjarja ka ndodhur me datë 8 janar rreth orës 12:35 minuta.

Ankuesja ka raportuar se bashkëshorti i saj ka dal nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Lidhur më këtë rast është njoftuar edhe prokurori.

Me vendim të prokurorit është udhëzuar që rasti të hapet dhe të vazhdohen hetimet lidhur me këtë rast.