Vushtrri, në një lokal sekuestrohen dy armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë në Vushtrri.

Sipas njoftimit të Policisë armët janë gjetur brenda një lokali në orët e vona të mbrëmjes të 1 janarit.

Tutje këta të fundit kanë thënë se armët janë gjetur gjatë një kontrolle të bërë në rrugën “Ukshin Kovaqica”.

Sipas Policisë në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A. G., 36-vjeçar, i cili pas intervistimit është  liruar në procedurë të rregullt.