Policia e Kosovës/ Facebook

Vushtrri, arrestohet një burrë i cili po barte armë pa leje në brez

Një burrë në Vushtrri është arrestuar të hënën pasdite pasi gjatë patrullimit në terren, një njësi policore e kishte vërejtur se ai po mbante një armë në brez.

Sipas njoftimit, policia menjëherë kishte reaguar, duke ndaluar personin dhe pas kontrollit i kishte gjetur armën në brez, për të cilën ai nuk posedonte leje.

“Personi i dyshuar H.Ç., 21 vjeçar është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor. Arma e llojit pistoletë, një karikator dhe tre fishek janë sekuestruar nga policia në cilësi të provave materiale” – është thënë në njoftimin e PK-së.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe pasi që është kontaktuar prokurori kujdestar është liruar në procedure te rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”.